Ja çfarë ka ndodhur me Efin

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 18:19
Ja çfarë ka ndodhur me Efin

Siç dihet nga të gjithë ne tashmë, Efi Dhedhes nuk u nda mirë me drejtuesit e Top Channel. Ndërsa shumë personazhe të spikatur të “BBV2” gjetën vend në këtë television këtë sezon të ri, Efi mbeti jashtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Së fundmi ndjekësit në një pyetsor në Instagram i kanë vënë në dukje ish-banores së “BBV” se nuk ndiqet më nga drejtuesit e Top Channel në Insta.

“Faleminderit që ma the se nuk e dija”- pretendon Efi pa ndarë se çfarë ka ndodhur, ndonëse nuk ka ngurruar të postojë pyetjen.

Më tej ajo është pyetur se pse nuk po e shohim me ndonjë program. Për këtë Efi shprehet se nuk ka gjetur ende diçka që i përshtatet.

Image

(Kosova Sot Online)