Luiz Ejlli i bën thirrje publike Kiarës

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 21:25
Luiz Ejlli i bën thirrje publike Kiarës

Fituesi i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli së fundmi i është bashkuar provave të një prej ccifteve të “Dancing with the Stars”, Ina Kollccaku dhe partneri i saj në kërcim Eltioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E teksa ky i fundit po ai mësonte këngëtarit koreografinë, në një moment Luizi duhej të prekte të pasmet e Inës dhe ta ngrinte atë lart.

 

Mirëpo ai tha që për të bërë këtë veprim duhet ti merrte leje bashkëshortes së tij, Kiara Tito pasi edhe kur pranoi të luante në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ish-banori nuk e kishte ditur që do kishte skena, ku ndër to ishin edhe puthjet me Olta Gixharin.

“Kiara kur është bërë filmi ‘Në Kuadër të Dashurisë’ e pranova pa lexuar skenarin dhe mbrapa thashë që skam ditur asgjë. E di që çfarë më pret në shtëpi kur të vi.”- tha Luizi.

Image

(Kosova Sot Online)