A e dini pse festuan Bora dhe Donaldi?

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 15:24
A e dini pse festuan Bora dhe Donaldi?

5-vjetori i lidhjes, për Borën dhe Donaldin nuk ishte as një vend romantik i mbushur me petale trëndafili, as një udhëtim jashtë, hotel me 5 yje apo ndonjë surprizë tjetër e jashtëzakonshme që çifti të surprizonte njëri-tjetrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ditë për moderatoren Bora Zemani dhe aktorin Donald Veshaj, ishte as më shumë e as më pak, veçse në sheshin e xhirimit…

 

Festë me kamera e prozhektorë. Bora dhe Donaldi, edhe sot, në këtë të diel të shënuar për ta, kanë kaluar kohë në studion e xhirimit të filmit të tyre “5 herë jo”, i cili do të transmetohet në dhjetor të këtij viti.

“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe i thashë që do të të çoj në një vend të bukur, se e meriton. Dhe ja ku jemi. Festojmë”, dëgjohet të thotë Donaldi në videon e ndarë në profilin e tij në Instagram.

Ndërsa Bora, pas pyetjes nëse i pëlqeu kjo surprizë, tha me humor: “U kënaqa shumë. Nuk imagjinoja dot diçka më të bukur se kaq. Ti gjithmonë më habit”.

Filmi “5 herë jo”, me protagonistë vetë Borën dhe Donaldin, ka në qendër historinë e tyre të dashurisë.

Image

(Kosova Sot Online)