Fifi i komenton Adrolës dhe merr vëmendjen e të gjithëve

  • G.G /
  • 27 November 2023 - 10:42
Fifi i komenton Adrolës dhe merr vëmendjen e të gjithëve

Djali i Adrola Dushit dhe Adis Patushit, Troi sot feston ditëlindjen.

Për 10 vjetor Adrola e ka çuar Troin në Universal Studios në Orlando duke publikuar edhe disa foto nga vendi magjik. 

Por në hapësirën e komenteve vëmendjen e ka marrë komenti i Fifit, e cila ka uruar ditëlindjen e Troit.

Fifi komenton në foton që Adrola ka postuar: “E bekoftë zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi!”

(Kosova Sot Online)