Bebe Rexha e 'kap' këtë sukses

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 18:20
Bebe Rexha e 'kap' këtë sukses

Revista prestigjioze e muzikës “Rolling Stone” ka publikuar listën e saj të përvitshme të 100 albumeve më të mira, dhe këtë vit ka një emër shqiptar që shkëlqen në mesin e yjeve botërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e pranishme me albumin e saj të fundit “Bebe”, i cili është lançuar në prill dhe shënon albumin e saj të tretë në karrierë.

Albumi “Bebe” ka arritur të kapërcejë kufijtë dhe të prekë zemrat e dëgjuesve anembanë botës, duke përfshirë një gamë të gjerë zhanresh muzikore që variojnë nga popi deri te elemente të synthit të viteve ’80, duke shtuar një nuancë të freskët në diskografinë e Rexhës.


Përfshirja e albumit “Bebe” në listën e Rolling Stone konfirmon praninë e Rexhës si një artiste e respektuar dhe e pranuar në industrinë e muzikës botërore.

Image


(Kosova Sot Online)