E papritur: Adele i ka dy fjalë për Dua Lipën

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 22:05
E papritur: Adele i ka dy fjalë për Dua Lipën

Ikona e muzikës Adele, ka shprehur hapur mbështetjen për shqiptaren Dua Lipa, duke e konsideruar si “yllin e ri të muzikës pop”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një intervistë për ”The Hollywood Reporter”, Adele foli gjerësisht për përvojën e saj në industrinë e muzikës dhe jetën aktuale në Los Angeles. Përveç kësaj, u shpreh e emocionuar për rikthimin e Dua Lipës në muzikë.

“Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer. Kur dëgjova për herë të parë (fillon të këndojë) ‘I’ve got new rules, I count ’em’, më kujtohet që i thashë menaxherit tim, ‘Uau! Ajo do të jetë ylli i ri i muzikës pop. Jam shumë e emocionuar që është rikthyer [në muzikë]”.

Image

(Kosova Sot Online)