Fifi e zbulon kush është kupa e saj

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 15:00
Fifi e zbulon kush është kupa e saj

Fifi është një nga konkurrentët e kualifikuar në gjysmë finalen e ‘Dancing With The Stars’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka deklaruar se edhe nëse nuk e fiton këtë edicion të spektaklit të kërcimit, kupa e saj është publiku që e ka mbështetur në gjithë rrugëtimin e saj plot sfida në këtë spektakël.

 

“Kupën time e kam, publikun. Gjithë këto vite karrierë nuk i kam bërë veç për një suvenier. I kam bërë për të dhuruar show, art, energji të mirë, dashni. Mendoj se ja kam arritur me artin tim dhe gjënë që kam bërë”, tha Fifi.

Duke i kujtuar një deklaratë që bëri gjatë një interviste në emisionin “Se Luan Topi” se ‘në Big Brother VIP 1 e ka dhënë veten shumëngjyrëshe dhe njerëzit e kanë parë bardh e zi”, artistja tha se në DWTS ‘kam dhënë Fifin shumëngjyrëshe’.

Image

(Kosova Sot Online)