Luiz Ejlli: Vit i madh për mua është 2024 sepse bëhem babë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 11:45
Luiz Ejlli: Vit i madh për mua është 2024 sepse bëhem babë

Fituesi i ”Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se ëhstë edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë. Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në fenomen dhe personazhin më të komentuar nga publiku.

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën, portë gjigante që m’u hap, kam falënderim të vecantë, që nga personi i parë që është Petrina që më ka marrë në telefon dhe të gjithë me radhë, produksioni, stafi. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë. Unë e kam thënë dhe do e them prap, Top Channel për mu më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka plotësu dëshirën. Ledionit i shkoftë sa më mbarë, jam kurioz me e pa nga ai pozicioni i drejtorit dhe se sa do e vonojnë atë pjesën, largohet sonte”, u shpreh Luizi.

Image

(Kosova Sot Online)