Bebe Rexha godet steriotipet që lidhen me linjat e trupit

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 14:30
Bebe Rexha godet steriotipet që lidhen me linjat e trupit

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon që të tërheqë gjithë vëmendjen në skenën globale të muzikës. Jo pak herë, artistja është komentuar në rrjetet sociale për peshën e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Rexha ka reaguar herë pas here në lidhje me këto kritika. Madje së fundmi, ylli i muzikës ka goditur ashpër steriotipet që lidhen me linjat e trupit. Ajo ka bërë një postim ku shkruan:

“Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme”.

Image

(Kosova Sot Online)