Njihuni me 'bonbonin' e Era Istrefit

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 16:37
Njihuni me 'bonbonin' e Era Istrefit

Ish-futbollisti i Drenicës, Partizanit, Splitit, Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit dhe i Veronës, Amir Rrahmani, qe disa muaj është në lidhje dashurie me këngëtaren Era Istrefi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shenjat e para të lidhjes së re ishin vërejtur para tetë muajsh kur protagonistja e hitit “Bonbon” ishte shfaqur në stadiumin e Napolit për ta përcjellë të dashurin e saj të ri.

Image

Çifti i ri më pas gjatë verës së kaluar ishte zbuluar në një garë të Formula 1 kur artistja e kishte bërë një postim në Instagram, teksa i kishte lidhur duart me futbollistin në veturë.

Gjithashtu, një foto tjetër i shfaqte të dy me dëgjuese në vesh të ekipit italian të këtij sporti me plot adrenalinë, Ferrari.

Nga ana e tij,Rrahmani ia kishte bërë sefte dashurisë me fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social,Instagram.

Kapiteni i Kombëtares i kishte postuar dy fotografi në një kafe-bar, ku çifti dukej mjaft bukur.

E pak ditë më parë, 29 vjeçarja e bëri një tjetër postim me të dashurin e saj futbollist.

(Kosova Sot Online)