Dua Lipa mbetet jashtë nominimeve të 'Oscars 2024'

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 16:46
Dua Lipa mbetet jashtë nominimeve të 'Oscars 2024'

Të gjithë prisnin që artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të merrte një nominim për çmimin “Kënga më e mirë origjinale” në “Oscars 2024” për interpretimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”, “Dance The Night”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Megjithatë, lista e nominimeve që u publikua të martën tregoi një mungesë të papritur. Këngëtarja dhe kënga e saj e famshme nuk u gjendën në listën e të nominuarve, duke lënë kështu fansat dhe kritikët e filmit në habi.

Artikulli i revistës Vogue theksonte mungesën e Lipës si një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij viti, veçanërisht pasi kënga u konsiderua si një nga më të kapshmet e filmit hit “Barbie”.

Image

(Kosova Sot Online)