Dafina: E kam të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerzit të shikojnë për interesa të ndryshme

  • E.k /
  • 08 February 2024 - 10:34
Dafina: E kam të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerzit të shikojnë për interesa të ndryshme

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, në një intervistë ka folur rreth jetës së saj private, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një pyetje e ardhur prej publikut ishte se “Pse nuk i zgjasin lidhjet Dafinës”?

Dafina është përgjigjur duke thënë se ka dëshirë që jeta e saja private të mos jetë publike.

Dafina ka thënë se se si figurë publike që është, njerëzit e shikojnë për interesa të ndryshme.

“Edhe unë jam njeri si çdo person tjetër. Unë tani e kam pak të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerzit të shikojnë për interesa të ndryshme. Unë nuk kam qejf që jeta ime personale të jetë publike, do të kisha qejf dhe unë të dilja si çdo individ tjetër. Lidhja ime e fundit ka qenë 4 vite dhe kur e bën publike njerëzve ju duken 4 vite si 1 muaj. Dhe shumë thjeshtë kam vendosur të jetoj jetën time jashtë kamerave, se boll po duhet të ruhemi prej gjithçkaje.“- ka thënë Dafina.

(Kosova Sot Online)