Rikthehet Luiz Ejlli, thyen edhe një rekord

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 21:13
Rikthehet Luiz Ejlli, thyen edhe një rekord

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli vijon të jetë më i ndjekuri në rrjetet sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Videot e tij të shpërndara në të gjitha platformat kanë kaluar së fundmi 15 miliardë shikime, ç’ka tregon se ai është më i preferuari në botën online.

 

Këtë shifër rekord për një personazh nga Shqipëria, ai e ka ndarë më ndjekësit e tij në Instagram dhe Tik Tok. 

Faqet e tij në rrjetet sociale ndërkohë vijojnë të jenë më të klikuarat, ku çdo postim i Luizit merr mijëra like, komente dhe share.

Image

(Kosova Sot Online)