Zbulohet e vërteta e shkollimit të princit Leka II

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 17:14
Zbulohet e vërteta e shkollimit të princit Leka II

Pasi një sherri i bujshëm ‘tronditi’ pallatin mbretëror shqiptar, ku Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia u përfshinë në konflikt fizik me Princ Lekën, duke e rrahur dhe pasi Princi u dashurua me fotografen e tij Blerta Celibashin, ndërsa po ndahet me Elian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

 

Mes të tjerash, Elia, teksa godet Princ Lekën, thotë se Princi ka vetëm 4 klasë shkollë dhe se ka falsifikuar diplomat.

“Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë”, dëgjohet të thotë Elia.

Në historikun zyrtar të Familjes dhe Oborrit Mbretëror jepet një panoramë për shkollimin e Princ Lekës.

Sipas Oborrit Mbretëror Princ Leka u rrit në Afrikën e Jugut me prindërit dhe gjyshen e tij Mbretëreshën Geraldine. Ai u rrit me dashuri dhe njohuri të thella për Shqipërinë, popullin dhe kulturën shqiptare.

Për shkollimin thuhet se “Princi Leka zhvilloi arsimin parashkollor në kolegjin “St. Stithians”. Më pas arsimin fillor e vazhdoi në shkollën “St. Peters”, ndërsa arsimin e mesëm si student themelues në kolegjin “St. Peters”. Në vitin 2005, Princi Leka hyri në akademinë ushtarake “Royal Military Academy Sandhurst” në Britaninë e Madhe. Aty mori rangun nën Toger në ushtrinë britanike dhe u vlerësua me medaljen “King Hussein”. Lartësia e Tij më pas vazhdoi studimet baçelor në universitetin “Iliria”, në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Më pas studioi për disa muaj në “Università per Stranieri di Perugia”, si edhe zhvilloi shumë kurse të nivelit të lartë në Akademinë e Mbrojtjes. Princ Leka punoi si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitet 2006-2009, si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 2009-2012 dhe si këshilltar politik i Presidentit të Shqipërisë në vitet 2012-2013”.

A i ka falsifikuar vërtetë Princ Leka këto diploma apo akuza e Elias është një shpifje në kuadër të hakmarrjes pasi Princit i hyri në zemër fotogafia Blerta Celibashi?!

(Kosova Sot Online)