Deri dje e puthte derisa sot Heidi thotë: Romeon nuk e duroj!

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 15:26
Deri dje e puthte derisa sot Heidi thotë: Romeon nuk e duroj!

Vëllai i Madh ka kerkuar që të vendosë grupin e Romeos në tryezën e së vërtetës per sfiden “Thuaje ose Pije”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas zarfit, të gjithë banorët do zgjedhin nga një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen por nëse nuk përgjigjen, ata do të pijnë “shots”.

 

Teksa kanë qenë në oborr, rreth tavolinës të së vërtetës, Heidi i është përgjigjur pyetjes se cili është personi që ajo nuk duron dot në shtëpi.

Banorja ka shpjeguar se e ka të vështirë qëndrimin e saj për shkak të këtij personi dhe ai është pikërisht Romeo.

“Për mua, është e vështirë prezenca e atij personi në këtë shtëpi dhe qe nuk e duroj dot, është Romeo. Jo në sensin e keq por që e kam shumë të vështirë qëndrimin me të”, ka thënë Heidi.

Image

(Kosova Sot Online)