Kush ia solli Roza Latit pesë burra në tavolinë?

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 16:03
Kush ia solli Roza Latit pesë burra në tavolinë?

Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën i ka treguar për një situatë jo fort të këndshme që ka kaluar me Romeo Veshajn jashtë Big Brother, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Moderatorja e njohur tha se një herë është takuar me Romeon në kafe dhe në momentin që doli të blinte cigare, ai ftoi pesë burra në tavolinë.

 

E njëjta shtoi se është ndjerë keq dhe se nuk e konsideron aspak të hijshme këtë sjellje.

“Shkoj me ble cigare dhe më uli 5 burra në tavolinë. Dhe ky të më bëjë këtë pyetjen ‘a ke ngecur ti me burra në tavolinë?’, edhe thotë pastaj më mirë po ndërroj pyetjen. E kupton kush ta bën këtë pyetje, çfarë lloj mashkulli”, tha ajo.

Ajo ndër tjerash theksoi: “Nuk i dhashë zë zemra ime, kuturu, nami nam për burra të martuar, “ke qenë ndonjëherë e lidhur me burra të martuar. Ti kap ku të duash, edhe bjeri Rozës, por jo ti që një herë që je ulur me Rozën, i ke ulur 5 burra në tavolinë”.

Image

(Kosova Sot Online)