Heidi: Përfundimisht me prindërit e Romeos nuk jetoj

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 20:33
Heidi: Përfundimisht me prindërit e Romeos nuk jetoj

Heidi Baci la sot shtëpinë për pak minuta, për të dhënë një intervistë ekskluzive, surprizë që e përfitoi pas shtypjes së pulsantit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E pyetur nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

 

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”.

Ndërsa për prindërit e saj, modelja u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”.

Image

(Kosova Sot Online)