Ja kush thotë se 'Big Brother Albania Vip 3' e fiton Egla

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 14:01
Ja kush thotë se 'Big Brother Albania Vip 3' e fiton Egla

Egla, Meritoni dhe Ilnisa, ndodhen në Dhomën e Bardhë dhe janë të skualifikuar deri të shtunën, ku publiku do vendosë se cilin preferon të kthejë në “BBV3” dhe cili do përfundojë këtë rrugëtim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Avokati Spartak Ngjela, shprehet se e shikon Eglën si fituese të “BBV3”, pasi sipas tij, ajo ka një audiencë të madhe dhe e mbështesin shumë persona.

Spartak Ngjela: “Egla fiton, ka audiencë më të madhe, ka përkrahje më të madhe. Do e shohë stafi drejtues dhe do thotë “do humbasim audiencën ne për elokuencën e Ilnisës? Kaq është. E bën çdo njeri këtë llogari. Edhe ti ke pyetur sa e kam audiencën, ke pyetur në fillim. Tani që e ke të garantuar nuk çan kokën”.

Image

(Kosova Sot Online)