Dua Lipa në top listën e më të pasurve në Britani

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 16:42
Dua Lipa në top listën e më të pasurve në Britani

Në edicionin e parë të listës së të pasurve "40 Under 40" nga "The Sunday Times", emrat e famshëm si Harry Styles dhe Dua Lipa dalin në krye, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ed Sheeran, këngëtari i njohur, zë vendin e 10-të me një pasuri prej 396.8 milionë euro.

 

 

Ndërsa Harry Styles shquhet si ylli më i pasur britanik nën moshën 40 vjeçare me një pasuri prej 204 milionë euro.

Dua Lipa dhe Daniel Radcliffe gjithashtu bien në sy për pasurinë e tyre prej 105 milionë euro secili.

Lista gjithashtu përfshin yje të tjera të muzikës dhe artit, siç janë Adele dhe Daniel Radcliffe.

Megjithatë, në krye të listës së pasurisë gjendet Hugh Grosvenor, Duka i shtatë i Westminster, me një pasuri prej 11.7 miliardë euro.

Kjo listë shënon të pasuritë dhe sukseset e një brezi të ri artistësh dhe biznesmenësh britanikë, duke treguar për një pasuri të impresionueshme dhe sukses në karrierë të tyre të shkëlqyeshme.

Image


(Kosova Sot Online)