Ja si u befasua Meritoni nga nëna e tij

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 09:04
Ja si u befasua Meritoni nga nëna e tij

Meriton Mjekiqi u bë personi i parë që u eliminua nga gara për çmimin e madh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mbushur me sfida brenda shtëpisë, Meritoni përballu ndjenja të përzier kur u largua si finalisti i parë.

 

Eliminimi i tij ishte vetëm një hap në atë që do të rezultonte të ishte një mbrëmje e plotë surpriza.

Pas daljes nga shtëpia dhe ndërsa qëndronte në studio duke ndarë me të tjerët përvojat dhe përjetimet e tij brenda shtëpisë, erdhi një moment tepër i veçantë për Meritonin.

Në një skenë të ngjeshur emocionalisht, Meritoni u befasua nga prania e nënës së tij, e cila erdhi për të qenë përkrah tij menjëherë pas eliminimit të tij nga shtëpia.

Bashkimi pas katër muajsh ndarjeje, ishte një moment i ngrohtë dhe plot me dashuri, i cili padyshim la një përshtypje të paharruar tek Meriton Mjekiqi dhe gjithë ata që ishin dëshmitarë të këtij bashkimi.

Image

(Kosova Sot Online)