Romeo befasohet nga Donaldi, Bora dhe Elvana Gjata

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 10:30
Romeo befasohet nga Donaldi, Bora dhe Elvana Gjata

Nga karriera në krah të disa prej kolosëve të skenës së humorit shqiptar deri tek familja, një sërë personazhesh kanë ardhur posaçërisht për t’i dhënë ngjyra rrugëtimit të Romeos në shtëpinë e Vëllait të Madh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Nga Gazment Paja, Bora Zemrani, Elvana Gjata deri te i vëllai, Donaldi, secili prej këtyre personazheve tepër i rëndësishëm për banorin, kanë ardhur në shtëpinë më të famshme për të rrëfyer një copëz të historisë së tij.

Ledioni: Romeo, pres që të shkosh në arenën e Supersportit dhe të ndjekësh me vëmendje instruksionet e mija. Rreth e rrotull teje sheh që ka shumë dyer. Dyer që të janë hapur dhe dyer që të janë mbyllur, njerëz që të kanë dhënë një dorë kur ti ke pasur nevojë dhe të tjerë që në momente dobësie të janë kthyer kundër. Mes atyre dyerve virtuale, njëra aty në mes përballë teje është një derë fizike, të ftoj ta hapësh.

Image

Romeo: Këto janë këpucët e babit. Babi është munduar shumë për ne të tre; mua, Donin, Marion, por edhe mamin. Kemi pasur një fëmijëri shumë të lumtur. Këto këpucët janë lodhur shumë që të na bëjnë të qeshim, të na cojnë çdo ditë në stërvitje, në teatër dhe në ëndrrat që ne kishim. Dhe faktikisht ne na çuan. Këto këpucë na kanë çuar te ëndrrat që unë, Donaldi dhe Mario kemi pasur, prandaj ndoshta janë pak të vjetëra, pak të vrara, por prap janë këpucët e babit dhe unë i dua shumë.

Ledioni: Babai yt, një njeri i thjesht të ka mësuar rëndësinë e punës. Paralelisht me punën që ti fillove kur ishe 16-vjeç si kamarier, po rritej brenda teje një pasion shumë i madh. Pasioni për të shkruar dhe interpretuar që nuk rrinte shumë me familjen tënde që ishte një familje e thjeshtë dhe nuk kishte fort lidhje me artin. Ti guxove dhe trokite në një derë, në derën e një spektakli të madh humori; “Portokalli”. I pari që tu përgjigj në atë kohë ndodhet pas asaj dere.

Me të hapur derën, Romeo është takuar me aktorin e mirënjohur Gaz Paja. Banori ka rrëfyer se çfarë e lidhte me Gazin dhe ndihma që ai i dha për t’u përgatitur për audicionin e “Portokallisë”.

“Në finale je fitues, pastaj fiton apo jo është çështje paresh”- i tha Gazi gjithë humor Romeos.

“Mos harro që ke pasur dy konkurrent shumë të fortë. Heidin dhe Meritonin i njoh shumë pak, por Egla dhe Juli kanë qenë konkurrent të fortë. Për mua je fitues ndërsa mbërrite deri këtu. Jepi forca”- tha Gazi.

Pas punës një sezon në “Portokalli”, Romeo rrëfeu se nisi të punonte në teatrin “Petro Marko” në vendlindje, ku zëvendësonte njërin nga parodistët e Vlorës që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Aty edhe u spikat nga një tjetër ikonë e humorit shqiptar; Agron Llaka. Megjithëse një pjesë e rëndësishme e jetës së Romeos, Agron Llaka nuk mund të ishte prezent në surprizën e tij për shkak të një fatkeqësie familjare; humbjen e bashkëshortes.

Në një mesazh ngushëllimi për aktorin, Romeo u shpre: “Më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq që jam këtu dhe nuk jam afër teje. Shpirti i pushoftë në paqe, sepse e di fortë sa e ke dashur. Më vjen shumë keq që nuk jam aty të të jap një përqafim.”

Në vijim të surprizës Romeo është përlotur për ngjarjen duke u shprehur se e kishte shumë të vështirë të vazhdonte pas lajmit. Edhe pse ishte e pritshme për shkak të sëmundjes së rëndë të cilën e ndjera vuante, Romeo u shpreh se: “Shpresoja shumë që ajo të shërohej sepse e di sa është munduar. I shkreti…”

Një tjetër derë e hapur për Romeon, kur ëndrra dhe ambicja e tij filloi të bëhej më e madhe, ishte ajo pas së cilës “fshihej” Bora Zemani.

“Jam shumë krenare dhe shumë e lumtur për ty për të gjitha vlerat që ke treguar. Për të gjitha ato vlera që ne ti dimë, por tani ti njohin të gjithë. Ti meriton çdo gjë. Këtë ta them me sinqeritetin më të madh sepse sot për sot njerëzit vrapojnë pas suksesit, famës dhe parasë por pak dinë të jenë njerëzor. Të jenë njerëz të bukur dhe me zemër të madhe sikurse je ti”- i tha Bora në mesazhin e saj Romeos.

Pas Borës, një tjetër surprizë për Romeon ka qenë Elvana Gjata. Për të, Romeo tha se ka qenë i pari person të cilës i ka treguar kur i erdhi propozimi për t’u bërë pjesë e formatit të Big Brother VIP3.

“Do të të them një gjë, por e dimë vetëm ne jo njeri tjetër; Më propozuan për në Big. Më shikon njëherë dhe më thotë “ti e di vetë sepse nuk dua të të prish qejf”. Unë i thashë “jo, jo se nuk futem”. Ditën e fundit i kam shkruar që po futem atje dhe më thotë; I poshtër, e dija. Elvana është një super njeri, super vajzë sepse artiste e dini vetë ju”- tha Romeo.

“Jam pafund e lumtur për ty. Jam e gëzuar që njerëzit tashmë e dinë atë njeriun e mirë që unë e kam parë nga afër përsakohë kemi punuar bashkë. Pavarësisht çfarë ndodh sot, unë dua ta dish që të presin gjëra shumë të bukura jashtë. Të jesh krenar për shembullin e mirë që ke dhënë për djalin shqiptar që ndjen, shpreh dhe mendon dhe është i vërtetë”- tha Elvana, duke shtuar me batutë se: “Vdekjen e dija, por që do të dilje me nuse, këtë se kisha menduar.”

Në fund, por jo për nga rëndësia, Romeo është takuar me të vëllain, Donaldin. Tepër i emocionuar, banori u shpreh që është e vetmja derë që ka frikë ta hapë.

Donaldi: Jam super, super krenar për ty. Për vëllain që kam, për njeriun që je, për parimet që ke, për djalin që je. Për të gjitha plako. Ma ke kënaqur zemrën dhe shpirtin. Ti aty brenda je sulmuar shumë në emrin tim dhe për këtë ndihem fajtor. Ndihem fajtor sepse ti nuk ke lidhje me mua vëlla, ti je shumë herë më i mirë se unë. Je djal i mirë, je njeriu më i drejtë, ndoshta nuk je njeriu më perfekt për formulën e Pitagorës dhe skemat, por ti je një njeri i mirë. Je një njeri që tregon parime dhe vlera, nuk pret familjen, nuk prek në karakter, ti nuk shkel nën brez dhe prandaj ti je shembull. Sido që të shkojë, ti ke treguar vlera dhe njerëzit në ditët e sotme duan që të shohin vlera. Ndoshta kam pasur frikë në momentin para se të hyje këtu, por ti tregove që sikurse para se të futeshe që ‘ti di t’ja dalësh me faqen e bardhë’.

(Kosova Sot Online)