Stresi jep detaje për ngjarjen në Pejë

  • A.P /
  • 06 August 2024 - 17:05
Stresi jep detaje për ngjarjen në Pejë

 Stresi, është në mesin e personave të përfshirë në rrahjen në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u akuzua nga TikTok-eri Medi Iseni, pasi i njëjti tha që e kishte thirrur për t’u pajtuar në klubin në Pejë.

 

Stresi thotë se menjëherë pas performancës së Noizyt ka eskaluar situata dhe se nuk kanë mundur as të flasin.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thekson se për një moment kanë filluar që të përleshen me njëri-tjetrin dhe se nuk kanë pasur ndonjë mundësi që të komunikojnë.

Megjithatë, Stresi shton se bashkë me Noizyn nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar.

(Kosova Sot Online)