
Dea Mishel: Po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel, ka marrur një pyetje interesante në instagramin e saj, përcjell “Kosova sot Online”.
Dikush e ka pyetur se nëse ka pasur ndonjë lidhje që ia ka vlejtur për të luftuar.
Mirëpo, Dea Mishel ka japur një përgjigje që nuk pritej.
“A ke pasur ndonjë lidhje për të cilën ja vlente të luftoje?”, ka qenë pyetja.
“Largqoftë, po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri, sepse nuk do të jem unë kurrë kjo”, është përgjigjur Dea Mishel.
(Kosova Sot Online)