
Lexoni edhe:
Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Romeo Veshajt?
Raportohet se disa persona të panjohur kanë kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur sende me vlerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Media mëson se cak i hajnave të dyshuar ishte shtëpia e familjes së Majlinda Zekës, modeles së njohur kosovare, e cila është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.
Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Romeo Veshajt?Lexoni edhe:
Zeka ka deklaruar në polici se hajnat ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.
Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.
(Kosova Sot Online)