Rita Ora bëhet gati për aventurën e re

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 16:01
Rita Ora bëhet gati për aventurën e re

Rita Ora thuhet se do të luajë rolin e një antagonisteje në një film të ardhshëm të Marvel-it, duke synuar kështu të zgjerojë karrierën e saj në aktrim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja 33-vjeçare fitoi famë përmes muzikës pas publikimit të albumit të saj të parë në vitin 2012, por gjatë viteve ka ndërtuar një portofol mbresëlënës rolesh në aktrim.

Image

Roli i saj i parë i madh erdhi kur luajti Mia-n, motrën e Christian Grey (Jamie Dornan) në serinë e famshme “Fifty Shades of Grey”.

Më pas, ajo mori pjesë në filma me buxhet të madh si “Detective Pikachu”, “Twist”, “Wonderwell”, dhe “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”.

Por duket se roli i saj i radhës do të jetë më i madhi deri më tani. Sipas gazetës The Sun, Rita do të jetë pjesë e një filmi të gjigantit Marvel.

Një burim i tha këtij mediumi se këngëtarja ka zbuluar pjesëmarrjen e saj në këtë kast gjatë ndarjes së Çmimeve të Modës.

“Ajo ishte e veshur si një personazh negativ nga një film i Marvel-it, dhe kur dikush e komentoi këtë, ajo zbuloi se ka marrë një rol të ri si antagoniste në një film të Marvel-it”, tha burimi.

(Kosova Sot Online)