
Lexoni edhe:
Elsa Lila prezanton 'Medalionin'
Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” është futur këngëtarja e mirënjohur, Gili. Ajo nuk ka hyrë vetëm, pasi bashkë me të ishte edhe djali i saj, Redoni, i cili gjithashtu këndon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Elsa Lila prezanton 'Medalionin'Lexoni edhe:
Ditën e sotme, gjatë një bisede me disa prej banorëve, Redoni ka folur pak për jetën e tij private. 25-vjeçari tha që është beqar dhe se ka dy vite që është ndarë.
Redoni tregoi se tani është gati për një lidhje serioze, por jo vetëm për të kaluar kohën.
“Mendoj se jam i pjekur mjaftueshëm për me qenë pak më serioz. I kam provuar krejt gjërat, kam nevojë për një raport real. Nuk shikoj me u nxituar, as me moshë e as për të humbur kohë. Jam gati për tu fejuar. Jam gati për raport serioz por jo për të humbur kohë”, tha Redoni.
“I ke qejf djemtë më të vegjël se vetja?”/ Ja si i përgjigjet Livia banorit të BBV4
Ndërsa duke folur për moshën e ish-partnereve të tij, 25-vjeçari tha “unë i kam pasur krejt më të vjetra, nuk dua më”.
“2 vite më të mëdha, 3. Nuk kam pasur plaka”, tha Redoni duke qeshur.
(Kosova Sot Online)