Zbuloni çfarë i tha Gjesti motrës së Eglit pasi e takoj për herë të parë

  • A.P /
  • 24 February 2025 - 08:40
Zbuloni çfarë i tha Gjesti motrës së Eglit pasi e takoj për herë të parë

Egli pati mundësinë të takohej me motrën e saj, Ejona, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Ky takim ishte një moment i veçantë për të dyja, ku dy motrat ndanë disa çaste intime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Gjatë bisedës, Gjesti kërkoi të ishte pjesë e këtij momenti dhe motra e Eglit, Ejona, pranoi ta takonte. Pas një përqafimi të miratuar nga motra e Eglit, Gjesti filloi të shpjegonte situatat në të cilat kishte mërzitur Egli-n, duke u munduar të justifikonte veprimet e tij si dhe i kërkoi falje.

Megjithatë, motra e Eglit, Ejona, nuk u duk shumë e bindur nga shpjegimet e tij por i pranoi me një buzëqeshje duke i thënë se nuk ka asgjë kundër tij.

Në një moment reflektimi, Gjesti kërkoi ndjesë jo vetëm për Eglin, por edhe për familjen e saj, duke thënë:

Të kërkoj shumë falje. Edhe familjes i kërkoj shumë falje

Ejona e këshilloi Egli-n të qëndronte e fortë dhe të shijonte eksperiencën e saj, duke i kujtuar se “Me lot nuk shijohet”.

Gjesti pranoi situatën dhe tha:

Të kërkoj falje personalisht. Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin, se njerëz jemi

Image

(Kosova Sot Online)