Fero dhe Arbenita përfundojnë në Gjykatë

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 09:46
Fero dhe Arbenita  përfundojnë në Gjykatë

Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, janë paraqitur sot në Gjykatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura për mediat.

 

Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.

Fero e ka akuzuar ish-partneren se ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen për kujdestari, duke theksuar se kalojnë muaj pa pasur mundësinë ta shohë të bijën.

Image

(Kosova Sot Online)