Laerti xheloz ndaj suksesit të Gjestit: Me tre klasë shkollë u shpall fitues

  • A.P /
  • 14 July 2025 - 09:30
Laerti xheloz ndaj suksesit të Gjestit: Me tre klasë shkollë u shpall fitues

Laert Vasili ka reaguar sërish ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke ngritur shqetësime të thella mbi nivelin e përfaqësimit dhe vlerat që promovohen në këtë format, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një intervistë të fundit, Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – u shpreh ai me ironi.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” – tha Vasili me tone të forta.

Image

(Kosova Sot Online)