
Lexoni edhe:
Remzie Osmani ua transmeton një porosi të Angelina Jolie
Vajza e këngëtares Eli Fara, 39-vjeçarja, e regjistruar në dokumente me emrin Roxhensa Kapurani, u ndalua nga policia në Vorë, ku gjatë kontrollit iu gjetën 4.4 gram kokainë, të fshehura në portofol, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Remzie Osmani ua transmeton një porosi të Angelina JolieLexoni edhe:
Sipas burimeve zyrtare, para uniformave blu, Marina Fara ka pranuar menjëherë se lënda narkotike ishte për përdorim personal dhe nuk kishte lidhje me shpërndarje apo tregti.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që emri i saj shfaqet në ngjarje të tilla. Pesë vite më parë, gjatë operacionit “Mezhgorani”, ajo u përfshi në përgjimet e policisë, ku u dyshua se kishte ndihmuar dy persona të akuzuar për trafik narkotikësh të arratiseshin.
Burime nga policia thanë se hetimet për rastin e sotëm po vazhdojnë, ndërsa pritet që Fara të përballet me akuzën për mbajtje të lëndëve narkotike për konsum vetjak.
(Kosova Sot Online)