
Lexoni edhe:
Zbulohet kontrata sekrete paramartesore e Ronaldos me Georginën
Artistja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Ganimete Jashanica, po përgatitet për një koncert të veçantë me rastin e 40-vjetorit të karrierës së saj artistike, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Me një rrugëtim të pasur në muzikën popullore dhe skenën kulturore shqiptare, Jashanica do të shënojë këtë jubile përmes një performance madhështore që pritet të mbledhë adhuruesit e saj nga e gjithë Kosova dhe më gjerë.
Zbulohet kontrata sekrete paramartesore e Ronaldos me GeorginënLexoni edhe:
Koncerti do të mbahet më 5 shtator në Bërnicë të Epërme, në afërsi të Prishtinës, duke filluar nga ora 20:00.
Aktualisht, artistja dhe ekipi i saj janë në përgatitje të programit artistik, i cili pritet të përfshijë këngët më të dashura nga repertori i saj shumëvjeçar, si dhe bashkëpunime të veçanta.
Ky koncert jubilar do të jetë një ogur për trashëgiminë e saj muzikore dhe një falënderim për publikun që e ka ndjekur dhe përkrahur për katër dekada.
(Kosova Sot Online)