Arbana Osmani: S’e keni idenë çfarë ndodh pas kamerave në televizion

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 10:00
Arbana Osmani: S’e keni idenë çfarë ndodh pas kamerave në televizion

Moderatorja Arbana Osmani, e cila drejtoi dy sezonet e para të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin e saj, duke lënë të kuptohet për vështirësitë dhe ambientin toksik në televizion, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Lajmi i largimit të saj, ku u zëvendësua nga Ledion Liço, nxiti shumë aludime në rrjet për përplasje të mundshme me Top Channel.

Në rrëfimin e saj, ajo krahasoi botën e biznesit me atë të televizionit.

“Kur fillova biznesin, më thonë të gjithë: ‘Ishe mirë në televizion. Do shohësh sa i egër është biznesi, çfarë të bën konkurrenca,” u shpreh moderatorja.

Më pas, ajo shokoi me reagimin e saj, duke thënë: “Këta nuk e kanë idenë çfarë bëhet në televizion. Gjarpërinj dhe hardhuca”.

Image

(Kosova Sot Online)