
Lexoni edhe:
Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti
Fero ka folur sërish për jetën e tij private, për dramën me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin dhe problematikat e vazhdueshme për çështjen e kujdestarisë së vajzës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka deklaruar se kanë kaluar një vit që nuk e ka parë vajzën e tij Ninën.Për një temë, e cila ka bërë bujë shumë në medie, përfshirë edhe thirrjen e tij për të kërkuar ndihmë nga institucionet, Fero riktheu sërish vëmendjen tek kjo tematikë dhe gjithashtu për t’i dhënë zë kërkesës së tij.
Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti
Lexoni edhe:
Ai deklaroi se gjendja e tij emocionale kishte bërë që ai të shpërthente në atë mënyrë ndaj ish-bashkëshortes së tij, por se i kërkoi falje.
“Dhe njerëzit e dinë qe unë kam fjalë të mira për të. Por kur bohet një kohë e gjate qe nuk e ke pa vajzën, ndihesh keq emocionalisht dhe ne atë gjendje kom ‘mujt’ me thonë diçka te pahijshme dhe i kërkoj falje nëse është ndier ajo keq prej fjalëve te mia…. edhe u bë një vit qe nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan”, ka deklaruar Fero.
Ai pohon se vendimi i gjykatës për procesin e takimit nuk ishte respektuar asnjëherë.
“Sipas vendimit të gjykatës, [unë kisha të drejtë ta takoja] në javën e parë dhe javën e tretë, katër ditë në muaj edhe ky vendim [paraprak] nuk është respektuar asnjëherë fatkeqësisht. Dhe gjithmonë kam kërkuar përgjigje. Çdo ditë i kam dërguar e-maila prokurorisë, ministrisë së drejtësisë, me një kërkesë për me e taku vajzën”, ka potencuar mes tjerash reperi.

(Kosova Sot Online)