Can Yaman e pranon publikisht: Jam shqiptar me origjinë nga Kosova

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 14:54
Can Yaman e pranon publikisht: Jam shqiptar me origjinë nga Kosova

Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan” ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane se ka origjinë shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Yaman theksoi se nëna e tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa babai i përket diasporës shqiptare që ka mbërritur herët në Turqi.

 

 “Jam rritur në Suadiye, një lagje rezidenciale në pjesën aziatike të qytetit, me fusha futbolli e basketbolli për djemtë. Është një zonë e banuar nga emigrantë të gjeneratës së dytë e të tretë, si gjyshërit e mi me origjinë kosovare e shqiptare, që kishin ardhur në Turqi gjatë luftës. Ata mes tyre flisnin shqip”, u shpreh ai.

I pyetur nëse di të flasë shqip, aktori tha se jo.

 “Jo! Babai ka lindur në Turqi dhe unë jam rritur si një djalë tipik i Stambollit, edhe pse mes njerëzve nga kudo. Nuk na habisin kulturat e ndryshme, ato janë pjesë e historisë së Perandorisë Osmane. Turqia ka shumë migrantë dhe vendndodhja jonë mes Lindjes, Europës dhe Afrikës së Veriut ndikon shumë në këtë. Si i rritur, mund të zgjedhësh vetë nëse do të jesh më perëndimor apo më lindor”, deklaroi ai.

Image

 

(Kosova Sot Online)