A e mbani mend: Rubi e famshme sot ka 44 vjet

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 14:37
A e mbani mend: Rubi e famshme sot ka 44 vjet

Publiku ynë e ka njohur atë përmes rolit të Ruby në serialin me të njëjtin emër të vitit 2004.

Aktorja Barbara Mori më vonë mori pjesë në projekte të ndryshme televizive, por asgjë nuk bëri jehonë si Ruby.

Me bukurinë e saj ka lënë në hije masën dhe sot pas 18 vitesh transmetim të kësaj telenovele, aktorja nuk ka ndryshuar shumë.

Ajo e filloi karrierën e saj si modele, për të kuptuar më vonë se thirrja e jetës së saj është aktrimi.

Mori është 44 vjeç, nuk i pëlqen botoksi dhe operacionet plastike dhe Instagrami i saj është i mbushur me foto në të cilat ajo pozon pa asnjë gjurmë grimi.

Image


(Kosova Sot Online)