A erdhi uji në Tokë nga një planet tjetër?

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 14:17
A erdhi uji në Tokë nga një planet tjetër?

Mendohet se Hëna u formua nga një ngjarje kataklizmatike rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Por, duket se Toka ia ka një borxh më të madh ndeshjes me një "proto-planet" që ndodhi më shumë se 100 vjet pasi që ishte formuar sistemi diellor. Një studim i ri ka treguar se disa nga uji që sot gjendet në Tokë, mund të ketë ardhur nga ai planet fatkeq, i cili njihet me emrin Theia.

 

Shkencëtarët mendojnë se Toka dhe ai planet, me rastin e ndeshjes, këmbyen një sasi të madhe të pluhurit, duke bërë që Toka dhe Hëna të kenë nivele gati identike të izotopeve të oksigjenit. Shumë teori thonë se Hëna u krijua kryesisht nga copat e planetit Theia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online", por studimi i ri tregon se ajo është formuar nga përzierja e pjesëve të Tokës dhe Theias. Kjo ndeshje mund të shpjegojë edhe pse Toka ka një bërthamë të zjarrtë.

(Kosova Sot Online)