Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV  koncert tematik kushtuar 108 vjetorit të shtetit shqiptar

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 12:33
 Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV  koncert tematik kushtuar 108 vjetorit të shtetit shqiptar

Për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, nën drejtimin e Drejtorit Shkodran Tolaj , ka sjellur për publikun koncertin tematik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Ky koncert ishte i aranzhuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Çairit, me rastin e 108 vjetorit të shtetit shqiptar. 

Këngët më të bukura për atdheun, premierë-vallja e shqipeve, monologje dhe pika instrumentale dedikuar kësaj dite erdhen enkas në këtë program që realizohet nga trupa e ansamblit dhe shumë artistë të ftuar. 


Koncerti u transmetua me 28 nentor në live strim në sheshin "Skenderbeu" në Shkup në oren 12:30 dhe në Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe në orën 22:30.  

Mysafir special, ishte ikona e këngës atdhetare Ilir Shaqiri. 

 

(Kosova Sot Online)