Fushata n’Bajram!

  • A.P /
  • 27 May 2026 - 09:30
Fushata n’Bajram!

Shkruan: Florim Zeqa

Ditën e Bajramit hapet fushata,

burra edhe gra n'hapë për vota,

politikanët shpërndajnë dhurata,

pare pak e fjalë të thata.

 

Populli ua kthen më lërvdata,

partia ime është më e mira,

lideri im Bajraktari.

 

Krejt bota më ne po bajnë seri,

anipse punë s'po na kryejnë,

tri herë n'vjet zgjedhje po mbajmë,

 

Edhe në këto zgjedhje dikush do të delë i pari,

përseri dilemë mbetet,

a do të zgjedhet Kryetari,

kreu i shtetit, Bajraktari.

 

Askush s’i bashkon dot partitë tona,

të cilat për shtet nuk e kanë hallin.

por si të arrijnë deri tek ‘grazhdi’.

 

Me pushtet të pasurohen,

për jetë e mot,

e djalë pas djali.

 

Politikanët nuk e kanë problem, 

pse popullin tri herë n'vjet e maltretojnë,

nën mashtrim votën me ia marrë.

 

Me votën e popullit,

të pasurohen,

popullin e varfërojnë,

dhe në fund,

shtetin e bëjnë hallakamë!

 

Kthjellu popull,

votën mos me ua dhanë,

atyre që janë hileqar,

interesgjinj e lakmitar.

 

Në vend të fëmijve,

të rriturit u gëzuan për Kurban Bajram,

nga politikanët morën sadakanë!

 

Pas këtij Bajrami,

të pasurit shtojnë pasurinë,

të varrfërit thellojnë varfërinë.

 

Për Bajram u therën shumë Kurban,

për zgjedhje nuk duam asnjë Kurban,

duam paqe e dashuri vëllazërore.

 

Zgjedhje pas zgjedhjeve deri në pambarim,

nuk është as fillimi dhe as fundi i lojës djallëzore,

mashtrimet e politikanëve vazhdojnë,

pa ndryshime dhe pa mirëqenje qytetare.

 

Në fund, nuk po di,

a me ju thanë:

për hajr Bajrami në fushatë!

apo për hajr fushata n’Bajram!

 

Mos u dorëzo,

qëndro i fortë popullim im!

Ditë të mira kanë me ardhë!

 

P.S: Të gjithë vëllezërve dhe besimit islam, gëzuar dhe me fat Festa e Kurban Bajramit. Shëndet dhe mbarësi në të gjitha familjet shqiptare!

Të gjithë kandidatëve të partive politike pa dallim, suksese dhe mbarësi në garën zgjedhore!

Popullit mendjekthjellëti dhe maturi ditën e zgjedhjeve!

(Kosova Sot Online)