'Besiana dhe të mirët e kombit' me koncert historik në Bujanoc në nderim të 25 vjetorit të Komandant Lleshit
Në nderim të 25 vjetorit të Komandant Lleshit u mbajt Akademi përkujtimore dhe koncert homazh ku u ndërthurën baleti, fjala artistike, muzika korale e klasike, muzika folklorike e popullore! Dje folën fuqishëm balerinët Jeta L. Musolli e Isa Gjocaj nga Baleti kombëtar i Kosovës, aktori i Teatrit të Tetovës- Arsim Fazlia me interpretim brilant, doajeni i këngës Selajdin Miftari, profesoresha Rudina Ciko, mysafiri special Sinan Vllasaliu, kori “Të mirët e kombit” që simbolizuan bashkimin e trojeve!
Të gjitha pikat artistike iu dedikuan Komandant Lleshit, heroit të Kosovës dhe personalitetit të rrallë të luftës e paqes!
Pata privilegj ta moderoj këtë ngjarje të rrallë dhe të interpretoj “Legjendat këndoja me mall” ku emocionin më të veçantë e solli në skenë vogëlushja Dua Qazimi!
Faleminderit nga zemra kryetarit të komunës Arbër Pajaziti dhe zëdhënëses Albulena Qerimi Osmani për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe nivelin artistik që po i falin Bujanocit!
Faleminderit nga zemra Shkodran Tolaj që me përkushtimin tënd si drejtor artistik bëre që edhe kjo ngjarje të mbahet mend gjatë për konceptin dhe realizimin e shkëlqyer!
Faleminderit Zeni Ballazhi për pikturën- portret që iu dhurua vajzës së komandantit!
Faleminderit Venhare Osmani beauty studio Bujanoc për dukjen dhe Kimete Haxhimurati Tiara Fashion Kimete Haxhimurati Gashi për veshjen madhështore!
Falenderimi më i madh i takon publikut të Bujanocit që na priti krahëhapur e me aq dashuri!
Ky përkushtim ndaj Bujanocit më kujton fjalët e babait tim Qaniut i cili përsëriste shpesh që Bujanoci është vend i qëndresës dhe sakrificës, ndërkaq Ridvan Qazimi shembull i burrit të besës dhe trimërisë andaj na takon që këtë Dritë lirie të mos lejojmë të shuhet dhe me përkushtim ta bartim idealin e tij në brezat që edukojmë!
(Kosova Sot Online)
