Behluli: Po bëjnë hajgare me figura historike, fajin e kemi ne që lejojmë injorantët të udhëheqin me kulturën dhe me gjithë vendin

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 14:31
Behluli: Po bëjnë hajgare me figura historike, fajin e kemi ne që lejojmë injorantët të udhëheqin me kulturën dhe me gjithë vendin

Qyteti ku u mbajtë  Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu dhe komandantit legjendar Adem Jashari, shtatoret e të cilëve u zbuluan në një qendër tregtare të qytetit, shkruan "Kosova Sot Online".

Megjithatë realizimi i tyre, ka marrë kritika të ashpra për mos glorifikimin adekuat.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe opinionisti Hajrush Behluli, sipas të cilit fajin e kemi ne që lejojmë injorantët të udhëheqin me ne, injorantët të udhëheqin me kulturën, me institucionet dhe me gjithë vendin. Derisa injorantët udhëheqin me ne kështu do ta kemi dhe çdo ditë do të befasohemi me këso ,"vepra" që i meritojmë dhe hajgaren e kemi hak, ka theksuar Behluli.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Ç'është kjo injorancë, deri kur do të durojmë gjëra të tilla

Dikush thot se po bëjnë hajgare me figura historike.Jo sepse këta nuk e bëjnë me qëllim por nuk dinë më shumë, nuk e dijnë çka është e mirë. 
Këta sa dinë aq bëjnë. 
Fajin e kemi ne që lejojmë injorantët të udhëheqin me me ne, injorantët të udhëheqin me kulturën, me institucionet dhe me gjithë vendin. Derisa injorantët udhëheqin me ne kështu do ta kemi dhe çdo ditë do të befasohemi me këso ,,vepra" që i meritojmë dhe hajgaren e kemi hak.
Rroftë marrëzia kolektive.

Image

(Kosova Sot Online)