Mihrije Braha: Kujtojë kohën kur luanim në lagje me moshataret e mia, nuk do t'i harrojë kurrë ato ditë

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 20:00
Mihrije Braha: Kujtojë kohën kur luanim në lagje me moshataret e mia, nuk do t'i harrojë kurrë ato ditë

Intervistë me këngëtaren MIHRIJE BRAHA

Një ndër emrat më të respektuar të estradës shqiptare, që ka lënë gjurmë në muzikën shqipe, padyshim është zonja e skenës Mihrije Braha, këngëtare shumë e njohur, e cila përmes këngëve të paharruara tash e sa dekada vazhdon të jetë prezente në skenë me profesionalizmin, origjinalitetin dhe thjeshtësinë që e karakterizon atë si artiste dhe si njeri mbi të gjitha.

Image

 

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", Mihrija shpalos shumë të pathëna: Cila është historia e këngës “S’mund të jetoj pa ty”, e publikuar në vitin 1995 në Fest 34', Pse zgjodhi të paraqitet me imazhin e ikones Marilyn Monroe, Si e kalojë ajo vitin 2020 dhe çfarë pret nga viti 2021, për këto dhe pyetjet e tjera, përgjigjet Mihrije Braha gjatë në intervistën në vijim.

 

"Kosova Sot Online”: Këtë vit keni lansuar disa projekte, derisa i fundit ishte “Je e re, jam i ri”, në duet me Naim Abazin, sa jeni ndarë e kënaqur nga kjo këngë, dhe kush janë autorët?

Mihrije Braha: Kjo këngë, mua më erdhi si një dhuratë e bukur prej autorëve që janë Kreshnik Avdiu & Ermali, gjithashtu Naimi është kujdesur gjatë procesit të punes ndërsa unë e gjeta të gatëshme, më pelqeu edhe e këndova pa problem, e konsideroj si projekt dhuratë!

 

“Kosova Sot Online”: Një prej paraqitjeve tua më mbreslënëse mbetet në Fest 34’, me këngën “S’mund të jetoj pa ty”, na kujtoni historinë e kësaj kënge?

Mihrije Braha: Po, është njëra ndër këngët që i dua dhe e vlerësojë shumë. Autorët e kënges janë: Virusi i Elites 5, gjithashtu Mentor Xhurxheali. E realizuam në Shkup, në një studio fantastike të kohës. Edhe sot e kësaj dite, mbetet ndër këngët më emblematike të karrierës time profesionale.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Mihrije Braha: Kujtojë kohën, kur luanim në lagje me moshataret e mia, nuk do t'i harrojë kurrë ato ditë.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Mihrije Braha: Jo, nuk i kam refuzuar këngët por ka pasur raste kur kam kërkuar me ndryshu vargun e kënges ose edhe vijen melodike, gjithmonë duke e përshtatur për identitetin tim.

Image

“Kosova Sot Online”: Në videoklipin e hitit “Fundi”, dorën n’zemër një prej këngëve më të bukura shqipe, parqiteni me imazhin e ikones Marilyn Monroes, a mbetet një inspirim për ju Monroe?

Mihrije Braha: Po sigurisht. Marilyn Monroe mbetet ikonë e bukurisë, sot e kësaj dite, unë nuk e kam vështirë dukjen apo transformimin hahaha, i ngjajë asaj hahaha (Buzëqeshë).

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Mihrija, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria?

Mihrije Braha: Në fillim ishte e vështirë për ta besuar, por pasi që e kuptova sa i rrezikshëm është ky virus, u pajtova me realitetin edhe pse nuk do ja dëshiroja askujt në botë por e gjithë bota e preku realitetin e hidhur të pandemisë COVID-19.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Mihrije Braha: Momenti më i lumtur në jetë, padyshim është ardhja në jetë e djalit Platorit.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Mihrije Braha: Unë besojë se në skenë duhet interpretim edhe nivel artistik!

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Mihrije Braha: Për artistët që kanë vlera artistike, shteti duhet të ketë kujdes të veqantë, megjithatë se sa përkujdeset e pamë në rastin e Bilbilit Nexhmije Pagarushes, Ismet Pejes, Shahindere Bërlajollit, e shumë artistëve të që kanë mbetur në harresë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Mihrinë?

Mihrije Braha: Për herë të parë më doli një tekst e melodi për kete Vit të Ri duke i thenë njëzet (20), njëzet (20), çfarë na solle ti?, e mos të kujtofshim kurrë, kurrë, kurrë.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Mihrije Braha: .Po do të ketë pruarje me fillim të vitit 2021, një duet me kolegun dhe mikun tonë Bajram Dobra, një artist me plotë kuptimin e fjalës.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Mihrije Braha: Sa i përket ëndrrave, nuk jam prej atyre që shohë ëndrra me sy hapur hahaha.Besoj që do i realizojë ato që i ëndrrojë.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Mihrije Brahes, për Vitin e Ri 2021?

Mihrije Braha: Uroj vitë të mbarë për të gjithë në vitin 2021, Zoti ju ruajt kudo që të jeni.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)