Violinisti shqiptar, më shumë se një ambasador i madh politik për shtetin e Kosovës

  • 02 January 2021 - 12:39
Violinisti shqiptar, më shumë se një ambasador i madh politik për shtetin e Kosovës

Shkruan: Naile Demiri

Me i pas edhe disa Shkëlzena, e ma pak të tjerë…, p.sh, qasi hajna të parasë publike, sot nuk ishim vendi më i varfër në botë! Sot me datë, 01. 1. 2021, u dha koncerti i Filarmonisë së Vjenës, që është paralajmëruar qe një kohë të gjatë. Anëtar të kësaj filarmonie janë violinistet dhe dirigjentët më të dëshmuar nga vende të ndryshme të botës.

Në mesin e tyre është edhe kosovari, violinisti Shkëlzen Doli. Shkëlzen, përfaqësimi juaj në këtë filarmoni është sa dhjetëra ambasadorë nëpër botë. Përfaqësimi juaj është “vizë” për neve kosovarët, qytetar të shtetit më të ri në botë. Përfaqësimi juaj është tregues për kulturën tonë të lashtë evropiane. Boll mirë, televizioni publik e transmetoi drejtpërdrejtë këtë koncert, sikurse vitet e mëparshme tradicionalisht, por asnjëherë nuk e përmendi emrin e tij, ose të paktën nuk i shkoj mendja dikujt ta merr një prononcim live nga Vjena nga përfaqësuesi i Kosovës.

Keq, shumë keq, nuk u kujtuan as mediumet tjera...Çudia e dytë...për këta analistët që po na flasin për aktivitete e mëdha nga të gjitha fushat, e kamë një pyetje edhe për ta. Çka ua merr mendja, çfarë përfaqësimi bëri Shkëlzeni sot për Kosovën? Çudia e tretë, asnjë politikanë, hiq ama hiq, nuk e shkruajti të paktën një letër falënderimi, urimi për të…apo ndonjë koment.

Me i pas pasur Kosova edhe disa Shkëlzena, e ma pak të tjerë…, p.sh, hajna të parasë publike, punët kishin qenë më ndryshe; ndoshta jo vendi më i varfër në botë, por më i pasuri! Shkëlzen, të falënderoj më shumë se që duhet që po na përfaqëson! Ti je një ambasadorë i madh i shtetit të ri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".