Vjollca Buqaj: Nostalgji kam gjithmonë për fëmijërinë time, kujtojë momentet kur bashkë me motrën dhe vëllezërit këndonim kur kishim mysafirë

  • A.P /
  • 04 janar 2021 - 18:02
Vjollca Buqaj: Nostalgji kam gjithmonë për fëmijërinë time, kujtojë momentet kur bashkë me motrën dhe vëllezërit këndonim kur kishim mysafirë

Intervistë me këngëtaren VJOLLCA BUQAJ

Një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore shqipe, është edhe Vjollca Buqaj, e cila i ka qëndruar besnike këtij zhanri që nga fillimet e karrierës.

Këngëtarja ndër vite i ka kënduar dashurisë, heroizmit, gëzimeve familjare etj, derisa në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", rrëfehet për shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj, të cilat ju ftoj t'i lexoni gjatë mbarështrimit në vijim.

 

"Kosova Sot Online”: Këtë vit keni lansuar disa projekte, derisa të fundit janë “Shoqes” dhe “Fukara pa qika”, sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngëve, dhe kush janë autorët?

Vjollca Buqaj: Kënga "Shoqes" dhe "Fukara pa qika", ishin dy projekte, të cilat i realizova për këtë fundvit dhe jam shumë e kënaqur se si janë pritë nga adhuruesit e këngës sime. Realizues se të dy projekteve janë me tekst të Sami Aliut dhe muzikë të Emin Aliut, ndërsa orkestrimi nga Sedat Nazifi-DoReMi-Tetovë dhe të dytën e orkestroi Ardian Kastrati!

Image

“Kosova Sot Online”: Opusi i muzikës popullore shqipe është shumë i pasur, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Vjollca Buqaj: Të gjitha ato këngë që i rezistuan kohës dhe rikëndohen nga shumë këngëtarë e poashtu dhe unë, më pëlqejnë dhe janë pasuri e kulturës sonë!

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Vjollca Buqaj: Nostalgji kam gjithmonë për fëmijërinë time, e shpeshëherë kujtojë momentet kur bashkë me motrën dhe vëllezërit këndonim sidomos kur kishim mysafirë, kjo gjithmonë ishte kërkesë e nënës e ne si fëmijë mezi s'pritshim!

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Vjollca Buqaj: Po më ka ndodhë, disa herë, kur e kam kthyer këngën sepse s'më është përshtatur as melodia dhe as teksti!

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Vjollca, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria?

Vjollca Buqaj: Ky vit, ka qenë një ndër vitet më të rënda të jetës sime, mbyllja, maskat, distanca, panika, virusi perballja me humbje të njerëzve që i njohim dhe si njohim, mungesa në aktivitete etj, thjeshtë mos u përseritë asnjëherë!

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Vjollca Buqaj: Kam shumë momente dhe ditë të lumtura të jetës sime, momenti kur jam bërë nënë ka qenë ndjenja më e mirë e jetës sime,e kur jam bërë gjyshe momenti edhe më i lumtur!

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Vjollca Buqaj: Është e vërtetë që skandalet apo provokimet e sjelljeve të disa këngëtareve po bëhen lajm dhe sikur po marrin "popullaritet", por shumë jetëshkurtër është ajo, prapë mendojë se puna të bënë të famshëm!

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Vjollca Buqaj: Patjetër që shteti duhet ti kushtojë vëmendje artistëve me plotkuptimin e fjalës, sepse po ata artistë ishin dhe janë që me dekada dhanë, kultivuan dhe pasuruan kulturën shqipe dhe ne e dimë që ata që lanë gjurmë s'do të vdesin kurrë!

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Vjollcën?

Vjollca Buqaj: Viti 2020, ishte viti që s'kisha dashtë me u perseritë asnjëherë!

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Vjollca Buqaj: Po shpresojmë që 2021 të jetë vit i mbarë, të fillojmë me jetë normale, dhe patjetër gjithmonë me këngë të reja!

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Vjollca Buqaj: Ëndrrat dhe dëshirat gjithmonë ekzistojnë por ajo që kisha dashtë gjithmonë ta kem është shëndeti në rend të parë, e dyta të krijohen kushte të përshtashme për rininë tonë dhe të kontribojnë në vendin e tyre dhe e treta ta kenë vendin artistët aty ku e meritojnë dhe të vleresohet në mënyrë institucionale.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Vjollca Buqaj, për Vitin e Ri 2021?

Vjollca Buqaj: Urime viti 2021 shqipëtarë kudo që jeni, në Kosovë dhe të shperndarë nëpër botë, paqit shëndet mbarësi, begati dhe dashuri nëpër familjet tuaja.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)