U dha shfaqja për fëmijë 'Vepra më e pabesueshme' në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar

  • A.P /
  • 02 shkurt 2021 - 15:15
U dha shfaqja për fëmijë 'Vepra më e pabesueshme' në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar

Sot në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës u dha premiera e shfaqjes për fëmijë “Vepra më e pabesueshme” e dramatizuar nga Ilir Muharremi dhe në regji të Albana Krasniqit. Kjo shfaqje rrëfen për një princeshë që mahnitet me orën të cilin e ka kriju djali e që më vonë shndërrohet në princ. Ky princ bëhet princi i saj. Shfaqja kishte edhe komunikim drejtpërdrejt me publikun dhe fëmijët dilnin në skenë bëheshin personazhe gjithmonë nën konceptin regjisorial.

Kjo shfaqje është mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. “Ishte një tekst shumë i veçantë dhe shumë tërheqës për fëmijë”, tha Ilir Muharremi. Ndërsa, regjisorja e shfaqjes Albana Krasniqi theksoi: “Është sfidë të punosh shfaqje për fëmijë sepse reagimet e tyre janë të sinqerta dhe ndjehem shumë e lumtur që u prit mirë nga publiku, e falenderoj shumë kopshtin “Shpresa”.

Në shfaqje luajtën:

Babai, Avdi Gërvalla

Princesha, Kosovare Krasniqi

Princi, Ilir Muharremi

Ciceroni, Vjollca Hoti

Zana, Sindi Muharremi.

(Kosova Sot Online)