Fitues i Eurovisionit 2021: Maneskin nga Italia me këngën 'Zitti E Bouni' ​me 524 pikë

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 00:52
Fitues i Eurovisionit 2021: Maneskin nga Italia me këngën 'Zitti E Bouni' ​me 524 pikë

Fitues i Eurovisionit 2021 u shpall  grupi Maneskin nga Italia  me këngën "Zitti E Bouni" , me 524 pikë gjithsej, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ishte The X Factor, ai që bëri që kombi italian të vinte re Maneskin dhe ata arritën deri në finale,  duke përfunduar i dyti.

Ishte një fillim i fuqishëm i karrierës së tyre muzikore dhe single i tyre debutues arriti të renditej në vendin e dytë në Chartin Singles Italian FIMI.

Ata gjithashtu lëshuan filmin e tyre dokumentar, This Is Måneskin, për të përkuar me lansimin e albumit të tyre të parë.

 


Derisa kosovari Gjon Muharremaj me këngën "Tout l’Univers"  që përfaqësoi Zvicren, i bëri krenarë të gjithë shqiptarët

Këngëtari me origjinë nga Kosova Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears’, përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, me këngën “Tout l’Univers”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Gjoni shkëlqeu me përformancen e tij duke u rënditur 

Gjon Muharremaj 22 vjeç, këndon prej vitesh.

Në moshën 12-vjeçare, ai konkurroi në serinë e parë të Albania’s Got Talent në 2011, duke zënë vendin e tretë.

Në vitin 2019, ai u shfaq në ‘France The Voice’: la plus belle voix dhe kaloi në gjysmëfinale.

Derisa edhe kësaj radhe Shqipëria u rëndit pothuajse e fundit, pavarësisht interpretimit të Anxhela Peristerit me "Karma" i cili ishte për t'u vleresuar.

(Kosova Sot Online)