Ikona e muzikës shqiptare - shkupjanja Miranda Hashani vizitoi drejtorin e Ansamblit Shkodran Tolaj

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 14:17
Ikona e muzikës shqiptare - shkupjanja Miranda Hashani vizitoi drejtorin e Ansamblit  Shkodran Tolaj

Ndonëse kohëve të fundit jeta e saj është ndarë në mes Shkupit dhe Gjermanisë, Miranda Hashani mbetet vazhdimisht prezente në skenë mbi 30 vite duke mos devijuar asnjëherë nga rruga e muzikës së mirëfilltë shqipe. E veçanta e saj është këndimi i muzikës popullore dhe të lehtë në formë krejt të veçantë. Ndonëse ka marrë çmime në festivalet më të rëndësishme të muzikës popullore dhe të lehtë, ka dhjetra albume dhe mega - hite, mbetet modeste që iu gëzohet arritjeve dhe sukseseve posaqërisht në RMV, transmeton "Kosova Sot Online".

Karriera e saj ka nisur në shoqëri - kulturore artistike dhe u zhvillua fuqishëm në të gjitha skenat kombëtare. Kthimi në vendlindje dhe aktivitetet në atdhe e bëjnë më të lumtur se çdo gjë! Ajo përgëzoi drejtorin për hapësirat e reja dhe shprehu konsideratat më të larta për punën e ansamblit nacional duke falemnderuar drejtorin Shkodran Tolaj që ka ditur të ofrojë gjatë kësaj kohe emra dhe personalitete të mëdha në kuadër të ngjarjeve artistike.

Ajo u shpreh e lumtur për punën e palodhshme që po bëhet në një institucion që e kanë ëndërruar dhe kanë kontribuar shumë breza duke konsideruar se në krye të institucioneve kulturore është mirë të jenë artistët dhe emrat e etabluar të skenës sepse kanë eksperiencë, vizion dhe ide artistike për përparim institucional. Ata biseduan për planet e afërta duke këmbyer ide bashkëpunimi në të ardhmen. Drejtori Tolaj e falemnderoi pamasë për faktin se që në fillim të punës së tij në dhjetor 2019 ajo ishte pjesë e një koncerti të ansamblit dhe vazhdimisht do mbetet një nga zërat e rrallë dhe emrat më të njohur të skenës shqiptare për të cilin ansambli dhe shqiptarët në RMV do të kenë çdoherë nevojë!

(Kosova Sot Online)