Ansambli shqiptar në takim me nënkryetarin e parë të qytetit Razgrad - Dobrev

  • A.P /
  • 24 July 2021 - 10:48
Ansambli shqiptar në takim me nënkryetarin e parë të qytetit Razgrad - Dobrev

Artistët e Ansamblit të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, nga objekti i administratës kanë marrë rrugë për prezantimet e radhës në Bullgari. Para prezantimit në qytetin e Veliko Tărnovo artistët kanë arritur në mëngjesin e sotëm në qytetin Razgrad ku janë të ftuar si grupi kryesor për tu prezantuar në koncertin e sontëm që mbahet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të organizuar nga CIOFF - Bullgaria.

 

Artistët tonë u pritën nga nënkryetari i parë i komunës z.Dobrin Mladenov Dobrev i cili është zyrtar i parë të cilit iu dhurua plisi me llogon identifikuese dhe shamija e zonës së Kërçovës. Këto dhurata iu dhanë në emër të ansamblit nga bashkëpunëtori për marëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti dhe solisti- veteran Salajdin Miftari.

Nënkryetarit Dobrev iu uroi artistëve mirëseardhje në këtë vizitë të parë në Bullgari duke i falemnderuar për dhuratat speciale që identifikojnë imazhin institucional, traditën dhe folklorin shqiptar në RMV. Ai në shenjë mirëseardhje ndau dhurata për të gjithë artistët duke iu dëshiruar shumë sukses në prezantimet e këtyre ditëve në Bullgari.

(Kosova Sot Online)