“Më shkaktoi 50 milionë dollarë humbje”- Scarlett Johansson padit “Disney” për prishje të kontratës. Ja çfarë pretendon aktorja

  • E.K /
  • 31 korrik 2021 - 14:03
“Më shkaktoi 50 milionë dollarë humbje”- Scarlett Johansson padit “Disney” për prishje të kontratës. Ja çfarë pretendon aktorja

Scarlett Johansson po padit Disney për prishje të kontratës. Sipas aktores së famshme, Disney transmetoi filmin e saj “” në të njëjtën kohë kur u shfaq në kinema.

Filmi arriti fitime rekord duke siguruar vetëm 218 milionë dollarë fitime në fundjavën e parë.

Por më pas të ardhurat ranë ndjeshëm dhe Johansson pretendon se Disney i shkaktoi dëm financiar.

Por kompania u shpreh se e kishte respektuar plotësisht kontratën dhe se akuzat ishin të pabaza.

Në fundjavën e saj të parë, Black Widow mori rreth 80 milion dollarë nga shitja e biletave në Amerikën e Veriut dhe 78 milion dollarë ndërkombëtarisht, plus 60 milion dollarë nga Disney+ Premier Access.

Por burime pranë aktores, thanë se paga e saj ishte bazuar nga fitimi i filmit dhe mësohet se ajo humbi një shifër prej 50 mln dollarësh.

Para pandemisë së COVID-19, adhuruesit e filmave të Hollywood duhet t’i shikonin filmat në kinema ose të prisnin 3 muaj për ti parë në online.

Por kohët e fundit kjo metodë nuk ka funksionuar, ndërsa kinematë po luftojnë për të fituar sërish audiencë mes pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)