Drejtori Shkodran Tolaj priti sot artistin shumëdimensional Gani Jakupi

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 20:28
Drejtori Shkodran Tolaj priti sot artistin shumëdimensional Gani Jakupi

Sot në zyrat e drejtorit Shkodran Tolaj ishte i pranishëm një prej artistëve më aktiv që jeton jashtë vendit Gani Jakupi i cili është artist multimedial (autor I romaneve grafike, piktor, kompozitor jazzi, gazetar dhe shkrimtar) që jeton në Barcelonë dhe përpos në Spanjë aktivitetet e të cilit janë të shtrira kryesisht në vendet frankofone (Francë, Belgjikë, Zvicër..)

.Bashkë me drejtorin Tolaj biseduan për pjesëmarrjen e ansamblit në fillim të shtatorit në Spanjë duke e përgëzuar drejtorin Tolaj për sukseset e njëpasnjëshme në evidentimin e vlerave kombëtare përmes institucionit të vetëm muzikor për shqiptarët në RMV që paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme. Në shenjë falemnderimi për vizitën dhe interesimin lidhur me institucionin tonë, drejtori Tolaj i dhuroi një plis identifikues me llogo të ansamblit ( ide dhe produkt vetanak i institucionit) dhe një shami që do të mbeten kujtime simbolike nga vizita e tij në ansamblin shqiptar të këngëve e valleve popullore shqiptare në Shkup.


(Kosova Sot Online)