Drejtori Shkodran Tolaj pritet në takim nga Ministrja e Kulturës së Katalonisë Natàlia Garriga

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 16:09
Drejtori Shkodran Tolaj pritet në takim nga Ministrja  e Kulturës së Katalonisë Natàlia Garriga

Drejtori Shkodran Tolaj, i shoqëruar nga përfaqësuesi dhe koordinatori për marëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti si dhe dy vallëtarë të veshur me kostumet tona kombëtare janë pritur në takim nga Ministresha e Kulturës së Katalonisë Natàlia Garriga dhe stafi i saj. Ndonëse ishte planifikuar këtë takim ta zhvilloi kryetari i Qeverisë, për arsye shëndetësore ka autorizuar Ministreshën e kulturës znj. Natàlia Garriga.

Ky takim ishte i frytshëm dhe në frymën e bashkëpunimit ndër-nacional e kulturor! Ministresha Natàlia Garriga e interesuar për ansamblin, kohën kur është krijuar dhe mënyrën se si ka arritur që të mbajë këtë kondicion e nivel në një kohë tejet të vështirë për gjithë globin ka përgëzuar drejtorin për prezantimet e suksesshme dhe artin që po i falin Katalonisë gjatë këtyre ditëve të paharrueshme për publikun vendas. Drejtori Tolaj e falemnderoi për mikërpitje duke shpjeguar që Ansambli shqiptar i këngëve e valleve popullore në RMV ndonëse ka vetëm dy vite nga fillimi i funksionimit të tij, ka ditur që të merr masa për të përballur sfidën globale të pandemisë duke funksionuar pandërprerë, duke punuar në ngritjen teknike të artistëve, ecjen administrative dhe duke realizuar program brenda e jashtë vendit sepse ngritja artistike e këtij institucioni është mision shumë i rëndësishëm. Drejtori Tolaj e njoftoi Ministreshën edhe mbi origjinën dhe vjetërsinë e kombit shqiptar si dhe karakteristikat kulturore të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë atmosferë u ndanë edhe dhurata për Ministreshën: plisi me llogo identifikuese dhe medalja e Ansamblit që u jepet udhëheqësve dhe personaliteteve me ndikim në jetën publike e institucionale. Ministresha Natàlia Garriga e fascionuar nga kujdesi dhe simbolet e institucionit u falemnderua duke u shprehur tejet e lumtur që ansambli shqiptar po i shton suksesin dhe po e bën unik festivalin e 49-të JIF- International Folkloriques di Catalonya!

Image

(Kosova Sot Online)